Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Sparta Pragës.
Kështu raporton mediumi rumun, Pro TV, transmeton Gazeta Express.
Ekipi çek do të paguajë 5 milionë euro drejt Rapidit të Bukureshtit për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Rrahmani do të udhëtojë në Pragë gjatë ditës së nesërme.
Në këtë ekip luajnë edhe lojtarët tjerë shqiptarë, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci.
Kujtojmë sezonin fantastik që pati Rrahmani ku shënoi 17 gola e dha 5 asiste brenda 25 ndeshjeve.