Armando Broja pritet të zyrtarizohet sot si lojtar i Ipswich Town.
Klubi i sapongjitur në Premier League do e prezantojë sot në formën e huazimit.
Ipswich ka në kontratë një pikë, që e detyron të blejë kartonin e Brojës në fundin e sezonit për më shumë se 30 milionë euro.
Klauzola do të aktivizohet në rast se Ipswich qëndron në elitën e futbollit anglez.
Broja ndërkohë do të bëhej lojtari shqiptar më i shtrenjtë ndonjëherë.
Ky nuk është huazimi i parë apo dytë për 22-vjeçarin, ndërsa i mbetet të tregojë veten.