Armando Sadiku do largohet nga ekipi i tij, afër kalimit te kampionët

Armando Sadiku gjatë kësaj merkatoje mund të ndryshojë ambient. Sulmuesi i Kombëtares është drejt largimit nga Mohun Bagaan SG.

Për shërbimet e elbasanasit interesohet ekipi kampion në Indi. Goa pëlqejnë sulmuesin shqiptar dhe për këtë kanë nisur punën për transferimin e tij.

Me Mohun Bagan, Sadiku ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe do të lejonin shitjen e tij në mënyrë që të përfitonin të ardhura.

Kështu 33-vjeçari me shumë gjasa do të ndryshojë skuadër, por do të mbetet në të njëjtin kampionat. Kujtojmë se sezonin e kaluar Sadiku ia doli të shënonte 8 gola.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME