Arrihet marrëveshja, Strakosha bëhet me ekip të ri dhe largohet nga Premier League

Thomas Strakosha do të bëhet me skuadër të re.

Portieri e ka mbyllur me Brentford në Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Greqi. 

Sipas mediave helene, AEK-u ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Strakoshës dhe zyrtarizimi do të vijë në ditët në vijim.

Drejtuesit e ekipit grek i kanë premtuar Strakoshës se ai do të jetë zgjedhje e parë dhe do të ketë në dispozicion më shumë minuta se në sezonet e fundit. 

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME