aston Villa bën ofertë zyrtare për Ernest Muçin, ja sa ofron klubi i Premier League

Ernest Muci nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Beshiktashi.

Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor.

Një sinjal i mirë ky nga Muci që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por në mediat turke raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertën e parë zyrtare për Mucin.

Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për të nënshkruar me këtë lojtar, ndërsa pritet përgjigja e Beshiktashit.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse trajneri i ri nuk po i beson shumë ish-futbollistit të Tiranës.

Ai preferon Rafa Silvan që do të qëndrojë te Beshiktashi sesa një lojtar që me shumë gjasa do të largohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME