Befason Xabi Alonso duke hequr dorë nga titulli: “Objektivi ynë është i qartë…”

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme të Bundesliga-s mes Leverkusen dhe Monchengladbach, Xabi Alonso ka bërë parashikimin e tij në lidhje me renditjen përfundimtare të kampionatit, duke ia “lënë” titullin Bayern-it.

Është e qartë se qëllimi i deklaratës ishte të lironte skuadrën e tij nga ndonjë presion, për shkak të fitores së papritur të sezonit të kaluar.

Në lidhje me luftën për titull:

“Për mua, Bayern-i është favorit, kjo është e qartë. Flasin skuadra dhe historia. Objektivi ynë është të qëndrojmë mes katër të parëve. Është objektiv i realizueshëm, kemi një skuadër të mirë”.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME