Nëse do të kishte një çmim për premtimin më të madh, që nuk u bë kurrë futbollisti me mundësitë që kishte, pa dyshim do t’i shkonte Adriano Leite, ‘Perandorit’.
Fjala është për ish-sulmuesin brazilian që i mahniti të gjithë tek Interi në sezonin 2004-2005, gjithashtu u dallua aq shumë në kombëtaren e tij plot me yje botërorë.
Adriano pati ‘nja dy sezone të mira’, por epërsia e tij e madhe me topin dhe pa të, së bashku me atmosferën mistike që e rrethon për të rinjtë, për shkak të videolojës PES 2006, e bëjnë atë një ikonë totale. Pavarësisht se ka këtë kujtim të përgjithshëm për të sot, në karrierën e brazilianit jo gjithçka që shkëlqente ishte flori.
Pas vdekjes së babait të tij, Adriano përjetoi fillimin e rënies si futbollist. Siç konfirmohet në intervista, kjo ngjarje shkaktoi kolapsin e tij total dhe profesional. Ai përfundoi duke u “arratisur” në mjedise të ndryshme, që e shtynë të largohej pak nga pak nga bota e futbollit.

Tani, pas disa vitesh, dhe pas një “pensionimi” vërtet të këndshëm te Flamengo, me disa sezone të mira për sa iu përket golave, Adriano duket se po jeton jetën e tij më të mirë. Adriano Leite aktualisht jeton në vendin e tij të zakonshëm të strehimit, Rio de Zhaneiro.
Pas çdo rënieje në jetë, ai ka shkuar në vendlindjen e tij. Megjithëse thashethemet sugjeronin se ai jetonte në Favelas, realiteti është ndryshe. Sipas informacioneve të fundit, Adriano jeton në një kompleks luksoz në “Barra do Tijuca”, ndërsa më herët ishte sistemuar për një kohë në suitën e një prej hoteleve më të mira në kryeqytetin brazilian.
Edhe pse rezidenca e tij e zakonshme ndodhet jo shumë larg Favelas, siç njihen, ‘Perandori’ jeton në to. Vitet e fundit është parë në video, të shpërndara në rrjetet sociale, i dehur teksa lëvizte me motor. Po ashtu u përfol se kishte vdekur, por pak ditë më vonë doli për ta mohuar.

Gjëja e fundit që dihet për jetën e Adrianos është se u nda nga gruaja e tij pas vetëm 24 ditësh martesë zyrtare (celebrimit). Kjo për shkak se u zhduk për dy ditë pa e njoftuar partneren, ndoqi me shokë duelin mes Brazilit dhe Zvicrës në Kupën e Botës 2022.
Braziliani e pati sezonin më të mirë më sezonin 2004-2005, me Interin, ku arriti të shënonte gjithsej 28 gola. Për më tepër, në të njëjtin sezon, ai shënoi 7 gola në 7 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Me kombëtaren e tij, Adriano Leite luajti sezonin më të mirë midis viteve 2004 dhe 2005. Atë sezon, ai e dërgoi topin në rrjetë gjithsej 19 herë në 24 ndeshje me Brazilin. E gjitha kjo, duke marrë parasysh nivelin e bashkëlojtarëve me të cilët ndante fanellën ‘Canarinhas’.