Cristiano Ronaldo tregon kohën dhe ekipin kur ai mendon se do penzionohet

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet së shpejti, teksa ka treguar se klubi i tij i fundit do të jetë Al Nassr.

Sulmuesi 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke luajtur futboll dhe ky sigurisht nuk do të jetë sezoni i tij i fundit.

Është vet Ronaldo, i cili ka thënë se momentalisht nuk e di se kur do të pensionohet.

Megjithatë, ylli portugez është i sigurt se klubi saudit, Al Nassr do të jetë i fundit për të.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, pas dy apo tre vitesh… por me siguri do të tërhiqem këtu te Al Nassr. Jam shumë i lumtur në këtë klub, ndihem mirë edhe në këtë vend. Jam i lumtur që luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj”.

“Është shumë e vështirë të mendosh se një ditë do të jem trajner. Në mendjen time, nuk po mendoj të jem trajner i ndonjë ekipi futbolli. As që e mendoj. Me siguri e shoh të ardhmen time duke bërë gjëra jashtë futbollit”, përfundoi sulmuesi portugez

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME