Declan Rice mbrëmë tregoi pse kushtoi miliona, paraqitja e tij ndaj Crystal Palace i pëlqeu edhe tifozëve kundërshtar

Skuadra e Arsenalit arriti fitore minimale 0-1 dhe tejet të vështirë ndaj rivalit lokal, Crystal Palace në javën e dytë të Premier League.

Një paraqitje fantastike zhvilloi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, duke treguar pse është një nga mesfushorët më të shtrenjtë në tregun e sotëm, shkruan LIG Sport

Ndalonte aksione të kundërshtarëve, bënte super ndërhyrje dhe krijonte aksione. Paraqitja e tij u pëlqye edhe nga tifozët e ekipeve kundërshtare.

Golin e vetëm mbrëmë e realizoi mesfushori norvegjez, Odegaard, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME