Dikur luante tek Kombëtarja Shqiptare, tani u transferua në Serie C

Aventurë e rë për Emanuele Ndojn, ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare. Autor i 6 ndeshjeve dhe një goli me kuqezinjt.

27-vjeçari mirditor është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Latinës, skuadër që garon në Serie C, divizioni i tretë i futbollit italian.

Ndoj i kaloi vitet më të bukura te Brescia, skuadër me të cilën zhvilloi 138 ndeshje mes Serie A dhe Serie B.

Por dëmtimet e shpeshta e frenuan dhe kanë patur ndikim të madh që karriera e tij të mos merrte drejtimin e merituar.

Gjysmën e dytë të edicionit të fundit e kaloi te Catania në vendlindje, ndërkohë që tani riniset nga Latina.

Ekip që kërkon të hedhë hapin e madh dhe ka si objektiv rikthimin në Serie B.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME