E BUJSHME/ Gjigantët e Bundesligës refuzojnë milionat nga Arabia për shqiptarin

Bayer Leverkusen i ka thënë “jo” ofertës së klubit arab NOEM SC për Granit Xhakën.

Propozimi ka qënë në kufirin e 8 milionë eurove, por “Aspirinat” nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë futbollistin shqiptar.

Skuadra që do të promovohet këtë sezon në elitën e futbollit arab i ka premtuar Xhakës rrogë të majme. Kufiri i klubit gjerman për ta lënë të lirë mesfushorin varion nga 18-20 milionë euro, hendek i madh nga oferta e parë prej NOEM SC.

Megjithatë, ata nuk kanë për të hequr dorë nga 32-vjeçari. Oferta e dytë është në “derë”, ndërsa pritet me interes reagimi i Leverkusen. Vlera e Granit Xhakës sipas “Transfermarkt” është 13 milionë euro.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME