E BUJSHME/ Gjiganti i Bundesliga ofron €20 milionë për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani ka përfunduar në qendër të merkatos pas paraqitjes mjaft pozitive me Kombëtaren në Euro 2024.

Ditën e djeshme mediat angleze raportuan se shqiptari kishte përfunduar në radarët e Liverpool, si një dëshirë e Arne Slot për mesfushës.

Por jo vestëm kaq, pasi ditën e sotme në Itali po flitet se interes për fantazistin e Kombëtares ka edhe Borussia Dortmund.

Sipas “Controcalcio.com” raportohet se gjermanët kërkojnë të përforcojnë mesfushës dhe janë të gatshëm t’i rrëmbejnë Interit talentin shqiptar.

Madje finalistët e Champions League po bëjnë gati ofertën prej 20 milionë eurosh për shërbimet e Asllanit. Nëse 22-vjeçari kalon te gjermanët atëherë do të kishte më shumë minuta në këmbët e tij se te zikaltërtit, pasi te Interi është shtuar konkurenca në mesin e fushës.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë operacion dhe se ku do të jetë e adhmja e Asllanit.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME