Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është kundër vendimit që pritet të marrë UEFA, ku këtë të hënë do të shqyrtohet propozimi për të shtuar numrin e lojtarëve që do të grumbullohen për në Evropian, nga 23 në 26.
Corriere dello Sport ka zbuluar se vetëm 2 nga 26 trajnerët që marrin pjesë në “Euro2024” janë kundër zgjerimit të listës.
Trajneri i Francës, Didie Deshamp dhe Silvinjo nuk preferojnë që ky rregull të ndryshojë.
Të gjithë trajnerët ndodhen këtë të hënë në Dusedorf ku do të japin opinionin e tyre për këtë temë.