Flet trajneri i Kombëtares: “Kundërshtarët tanë, të mëdhenj dhe favoritë, por…”

Sylvinho gjatë konferencës për shtypin par ndeshjes me Italinë u pyet për sistemin e lojës së këtij kundërshtari, që sipas brazilianin, ndryshon në varësi të situatave.

“Me atë që kemi parë, ata mund të përshtaten me sistemin 3-4-3 dhe 4-3-3, mund të ndryshojnë sistemin në varësi të kundërshtarit. Janë të vështirë për t’u thyer. Italia ka një anë të fortë, mbrohet shumë mirë, dhe e mban topin me pozicion të qëndrueshëm.

Ka lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë shkathtësi të theksuara. Ne kemi edhe një seancë stërvitore pastaj do të vendosim për formacionin titullar”.

Sa i përket faktit që presioni i rezultatit anon te kundërshtarët e Shqipërisë, trajneri i kuqezinjve paralajmëroi se edhe Brazili ka hasur vështirësi me skuadra të ashtuquajtura të vogla.

“E dimë se çfarë garë e madhe është se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Ata që janë favoritë, mund të hasin vështirësi. Ne kemi ardhur për të luajtur.

Ata s’mund t’ua lejojnë vetes gabimet, e kemi parë edhe te Brazili që nuk është e lehtë. Ne do të zbresim në fushë për të luftuar për çdo pikë. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave”.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME