Gati oferta, klubi i madh spanjoll tenton të transferoj Uzunin

Ky sezon për Granada-n nuk po rezulton shumë i suksesshëm, pasi skuadra ku luan Myrto Uzuni duket shumë drejt rënies nga La Liga.

Aktualisht mbajnë vendin e 19-të me 14 pikë pas 26 javësh, plot 10 pikë larg vendit të 17-të që të shpëton nga rënia.

Duke parë një situatë të tillë drejtuesit e Granada-s po mendojnë të shesin disa lojtarë dhe në listë është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Për beratasin në fakt ka interesime nga disa ekipe të tjera në Spanjë.

Bëhet fjalë për Sevilla-n, ekip ku luan edhe Sergio Ramos. Por jo vetëm kaq pasi edhe Betis po studion pistën e transferimit të Uzunit.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Granada-n deri në qershor të vitit 2026 dhe shitja e tij do të mbushte arkat e klubit.

Në fakt drejtuesit shpresojnë që të shesin shqiptarin para fillimit të sezonit të ri, pasi me rënien në Kategorinë e Dytë spanjolle do t’i ulej ndjeshëm çmimi Uzunit dhe klubi nuk do të mund të merrte shifrën e dëshiruar.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e Kombëtares në muajt në vazhdim, teksa diçka është e sigurtë që interesimet për të do të rriten në muajt në vazhdim.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME