Gjithçka e kryer/ Armando Broja kryen testet mjekësore tek ekipi i ri

Armando Broja është duke i kryer vizitat mjekësore tek klubi i tij i ri, Ipswich Town, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Chelsea dhe Ipswich arritën marrëveshje dje për transferimin e sulmuesit shqiptar.

22 vjeçari përfundoi në Ipswich në formë huazimi, por që ky klub do ta ketë obligim blerjen e kartonit të futbollistit nëse nuk bie nga Premierliga pas përfundimit të këtij sezoni.

Ipswichi duhet t’ia paguajë në total 35 milionë euro Chelseat për futbollistin shqiptar.

Broja pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin e ri sot në kohë të drekës.

Pasi nuk arriti të bind me kualitetet e tij në “Stamford Bridge”, ku, dorën në zemër nuk e lanë rehat as lëndimet, sulmuesi i rrezikshëm do të mundohet t’i shfaq vlerat e tij në klubin e ri. /Gazeta Express/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME