Erling Haaland është pyetur për çështje të ndryshme në konferencën për mediet në prag të ndeshjes Manchester City-Copenhagen, e vlefshme për 1/8-at e Champions League.
Norvegjezi është pyetur se cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi apo Ronaldo dhe sulmuesi ka vlerësuar më shumë argjentinasin.
“Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll!“-deklaroi Haaland.
Rikujtojmë që në të kaluarën, sulmuesi norvegjez e kishte konsideruar Cristiano Ronaldo-n si më të mirin.