Ilir Daja do largohet nga Ballkani, do rikthehet në Shqipëri tek ekipi i njohur

E ardhmja e Ilir Dajës pritet të jetë në Shqipëri. “Infosport”-i ka bërë me dije se trajneri shqiptar më i suksesshëm do të largohet nga Ballkani.

Daja ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Theranda, me të cilët shkruajti historinë.

Nën drejtimin e tij klubi arriti që të kualifikohej dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Tashmë, 57-vjeçari është gati për një sfidë të re në karrierën e tij.

Daja do të kthehet në Tiranë për të marrë drejtimin e Dinamos.

Një skuadër të cilën ai vetë e ka përzemër dhe do të përpiqet ta dërgojë drejt objektivave të vendosura nga klubi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME