Investime marramendëse në futbollin e Kosovës | Albin Kurti bën premtimin e madh

Qeveria e Kosovës ka gati 200 mln euro për të investuar në rregullimin e infrastrukturës së futbollit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kryemininistri Albin Kurti thekson se qeveria dardane është e vendosur të rregullojë stadiumet.

Postimi i Kurtit:

200 million euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit.

Jemi të vendosur, stadiet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli.

Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro.

Po hartohen projektet për renovimin e stadit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadioet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit tonë pesë-vjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME