Barcelona raportohet se po pret përgjigjen e Leipzigut sa i përket ofertës së tyre për Dani Olmon, por në rast se refuzohet, blaugranasit nuk do të rikthehen me një ofertë të dytë.
Përkundër dëshirës së madhe të Olmos për t’iu bashkuar gjigantit blaugranas, Leipzig mbetet i vendosur në qëndrimin e tyre sa i përket aspektit financiar, duke krijuar një situatë të tensionuar mes dy palëve.
Barcelona ka ofruar 40 milionë euro plus 20 milionë të tjera në shtesa, ofertë të cilën Leipzigu e ka refuzuar.
Katalanasit e rritën ofertën e tyre në 47 milionë euro plus tre milionë shtesa, bazuar në paraqitjet e lojtarit dhe 10 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme, varësisht nga titujt e fituar.