Klubi i Premier League nuk heq dorë nga Broja, bën tjetër lëvizje të madhe

Armando Broja mbetet ende një temë e nxehtë në këtë merkato vere.

Shumë klube europiane janë të interesuara për shërbimet e tij, por ende nuk ka një marrëveshje.

Evertoni vijon të mbetet i interesuar për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.

“The Athletic” bën me dije se klubi nga Liverpool-i nuk ka hequr dorë nga Broja.

Bisedimet mes palëve nuk kanë përparuar më tepër, por një rol të madh në këtë çështje pritet të luajë e ardhmja e Dominic Calvert-Lewin-it.

Për 27-vjeçarin ka ofertë nga West Ham-i dhe nëse do të zgjedhë të largohet, atëherë do t’i hapte udhën negociatave për Armando Brojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME