Klubi i Serie A në kontakte me portierin e Kombëtares, Etrit Berisha

Etrit Berisha vazhdon të jetë në kërkim të një aventure të re në kampionatin italian, pasi i ka dhënë lamtumirën Empolit.

Për momentin, ai vazhdon të jetë pa ekip, pasi nuk ka gjetur akordin me klube të ndryshme që e kanë kontaktuar, ndërsa së fundmi ka marrë një propozim paksa të veçantë.

Klubi i Cagliarit ka vuajtur këto ditë dëmtimin e portierit të tretë Çioçi dhe në këtë mënyrë është në kërkim të një alternative cilësore për katërkëndorin, duke menduar edhe për një largim të mundshëm të titullarit Skufet i cili kërkohet nga klube të tjera.

Sipas “Unione Sarda”, kjo është arsyeja pse është kontaktuar Berisha për të bërë “të tretin” momentalisht.

I dyti në hierarkinë e skuadrës është pikërisht Alen Sherri, i transferuar pak ditë më parë nga radhët e Egnatias te klubi i Sardenjës.

Në rast largimi të Skufet, Berisha do të duhej të rivalizonte pikërisht me Sherrin për vendin e titullarit në radhët e Kaljarit në vijimin e sezonit.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME