Skuadra e CFR Cluj arriti fitore në javën e gjashtë të Liga 1 në Rumani, duke mposhtur me spektakël U. Cluj me rezultatin 3-4.
Protagonistë të kësaj fitoreje ishin edhe dy lojtarët shqiptarë, Ermal Krasniqi dhe Arlind Ajeti, shkruan LIG Sport
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi luajti si mbrojtës i krahut gjatë këtij takimi dhe bëri një asist për Otele.
Kurse, ish-mbrojtësi ‘kuqezi’ shënoi gol me kokë në minutën e 68’të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij 2-3.
Dy futbollistët shqiptarë luajtën deri në fund të ndeshjes. Momentalisht Cluj ka grumbulluar 10 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt.