Rubin Kazani ka gjetur zëvendësuesin e Mirlind Dakut.
Ky i fundit pritet të largoheg nga klubi në merkaton e ardhshme, çka ka vënë në lëvizje rusët për të gjetur pasardhësin e tij.
Marvin Çuni është emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Rubin Kazanit.
Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar sot në radhët e klubit rus.
Ky i fundit i ka paguar Frozinones një shifër prej 2 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit.
Marvin Çuni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rubin Kazanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/