Gianluigi Donnarumma dominon në renditjen e portierëve më të mirë pas fazës së grupeve të Euro 2024. Portieri italian e mbajti Italinë në lojë në të tri ndeshjet, duke luajtur një rol vendimtar në kualifikimin për në 1/8.
Euvropian i jashtëzakonshëm deri tani për Giorgi Mamardashvilin. Vitin e kaluar, gjeorgjiani ishte në shënjestër të Bayernit të Mynihut, i cili po kërkonte një alternativë për Manuel Neuer.
Është e vështirë për të të pranojë një transferim tani për të qenë rezervë: heroi i play-off-it kundër Greqisë, ku priti një një penallti, Mamardashvili ishte gjithmonë në formë, edhe pse në debutimin kundër Turqisë pësoi tre gola.
Duke parë paraqitjen e Trubin, ndoshta trajneri ukrainas Sergiy Rebrov do të pendohet që nuk e vendosi atë në ndeshjen debutuese kundër Rumanisë, ku Lunin ishte protagonist negativ, pasi kishte faj të veçantë në dy nga tre golat e pësuar.
Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, renditet i nënti në këtë klasifikim, me notën 6.33, më lart se emra të mëdhenj si Maignan i Francës, Neuer i Gjermanisë apo Szczesny i Polonisë.
Pavarësisht eliminimit të kuqezinjve në fazën e grupeve, me 5 gola të pësuar, Strakosha ka pasur përgjithësisht performancë pozitive, duke kryer disa pritje vendimtare.
