Kundër Lecce mesfushori shqiptar e mbuloi mirë mungesën e Çalhanoglu, ashtu si në Firence pas Superkupës. Tani Inzagi ka një regjisor të besueshëm, përveç turkut.
Në ‘Via del Mare’ Kristjan Asllani dha një sinjal të qartë, që nuk është i pari në një sezon, ku Interi ka zbuluar se ka një lojtar të aftë për të zëvendësuar të paprekshmin Çalhanoglu.
Turku nuk luan, por zikaltrit nuk vuajnë, falë lojës së shqiptarit. Asllani po rritet dhe po e bën mirë këtë detyrë.

Mesfushori turk e ka bekuar: “Bravo, vëllai im”. “Maestro” – është përgjigjur Asllani, që ndoshta mund të jetë titullar edhe ndaj Atalantës, një test i rëndësishëm për 21-vjeçarin. Kundër skuadrës së Gjimshitit, në mungesë të turkut, i takon Asllanit të jetë sërish në fushë.
Edhe për këtë arsye Inzagi e zëvendësoi shqiptarin ndaj Leçes, ku ai kishte marrë një karton të verdhë. Logjikisht, të mërkurën Interi nuk mund të bëjë pa Kristjan, që është përgjigjur sa herë është thirrur në apel këtë sezon.
Gjithçka po shkon sipas planeve për Asllanin. Interi vendosi të sakrifikonte Brozoviçin, duke bërë Çalhanoglu regjisor, por me idenë për t’i dhënë më shumë hapësirë Asllanit. Sezonin e kaluar shqiptari ishte mbyllur nga konkurrenca e pamëshirshme në mesfushë. Tani është vetëm ai pas shpinës së turkut dhe po merr përgjegjësitë e veta.
Me Leçen Asllani tregoi personalitetin e tij dhe siguri në interpretimin e rolit delikat. Gaboi shumë pak, vetëm dy pasime, dha asistin e golit të parë. Inzagi nuk mund të kërkonte më shumë. Me Asllanin Interi ka një regjisor me kualitet në stol, që pret të zbresë në fushë dhe ndaj Atalantës. /GazetaSi