Kombëtarja shqiptare është eliminuar nga Euro 2024, me kuqezinjtë që morën vetëm 1 pikë në 3 ndeshje. Por pavarësisht kësaj tifozët shqiptarë pushtuan çdo qytet ku Kombëtarja luajti ndeshjet e saj.
Fillimisht Dortmundin më pas Hamburgun dhe në fund Dusseldorfin, tifozat kuqezi mbushën rrugë, sheshe dhe tribuna. Si kurrë më parë, në Gjermani ishin mbi 95.000 tifozë shqiptarë të cilët kanë përkrahur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit.
Mediat gjermane kanë publikuar listën e kombëtareve me mbështetjen më të madhe të tifozëve në fazën e grupeve në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare lë pas ekipe me emër, teksa kalohet nga Turqia, Gjermania dhe Kroacia. Kështu lëmë prapa ekipe si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Zvicra, Polonia apo Portugalia.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:

