Sivasspor refuzon €4 milionë + 2 lojtarë për Rey Manaj, tani ka oferta edhe nga Spanja

Kampionati turk ka ngritur siparin, por e ardhmja e Rei Manajt ende nuk është vendosur përfundimisht.

Pas sezonit të shkëlqyer që zhvilloi me Sivasporin, ofertat për të nuk mundojnë.

E fundit është ajo e Trabzonsporit.

Sipas gazetarit Hakaj Jologlusë, klubit turk ka ofruar 4 milionë euro dhe Umut Bozokun e Umut Gyneshin në shkëmbim për të siguruar firmën me Rei Manajn.

Por kjo ofertë është refuzuar nga Sivaspori. Drejtuesit e bardhekuqve kërkojnë që vlera monetare të jetë mbi 7 milionë euro.

Ndërkohë, mësohet se për sulmuesin shqiptar ka gjithashtu oferta nga Arabia Saudite dhe nga Spanja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME