Granit Xhaka është duke jetuar ndoshta momentet më të mira në karrierë si futbollist, mesfushori është gjithmonë e më afër titullit kampion në Bundesliga.
Skuadra e Xavi Alonso nuk ka të ndalur, duke fituar ndeshje pas ndeshje dhe shfrytëzuar gabimet e Bayern Munich në maksimum, shkruan Gazeta OLLE.
Sa i vlefshëm është Granit Xhaka për skuadrën e Leverkusen tregon fakti se ndeshjen e kaluar ndaj Koln, mesfushori shqiptar ka vendosur një rekord në futbollin gjerman sa i përket këtij edicioni.
28 pasime në thellësi nga Xhaka në ndeshjen e fundit, bëri që 31 vjeçari të vendoste këtë rekord, i cili do jetë mjaftë problem të thyhet deri në fund.
/Gazeta OLLE/