Sylvinho befason/ “Nuk e pashë golin e Bajramit kundër Italisë, isha duke…”

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho nuk është “spektator” i mirë.

Në ndeshjen e Kampionatit Europian kundër Italisë është shprehur se nuk e ka parë golin që u shënua nga Nedim Bajrami.

Në një intervistë të dhënë për “Opinion”, trajneri brazilian tregoi se në atë moment ishte i shpërqëndruar.

“Në momentin e golit po pija ujë, nuk e pashë dot golin. E kuptova që shënuam gol vetëm kur ma thanë dhe dëgjova Bulkun që po bërtiste,”-u shpreh Sylvinho.

Goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23 në ndeshjen ndaj Italisë është goli më i shpejtë në historinë e Evropianëve të fubollit

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME