Tifozët e Milanit s’po mërziten hiç për Tonalin, blerja e re Reijnders po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij

Skuadra e Milanit e largoi Sandro Tonalin në merkaton e verës për 80 milionë euro, pasi mesfushori italian vendosi të bashkohej me Newcastle United.

Me paratë e shitjes së Sandro Tonalit, AC Milan ka bërë një merkato të bujshme duke transferuar disa lojtarë me përvojë dhe disa të ri. Një nga blerjet që ka mahnitur tifozët ‘Rossonerë’ është holandezi, Tijjani Reijnders, shkruan LIG Sport.

Në dy ndeshjet e para, Tijjani Reijnders ka bërë paraqitje fantastike në Serie A. Në duelin ndaj Bolognas ai asistoi në golin e parë, teksa dje la të kuptohet se nuk është rastësi që ai po luan me ritëm aq të lartë.

Dje ndaj Torinos, ai ishte lojtari që ka vrapuar më së shumti në fushë (12km). Nga 40 pasimet që bëri dje, 36 ishin të sakta.

Më poshtë keni një pasim të bukur që bëri dje dhe përmbledhjen e takimit të parë:

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME