Vetëm 16-vjeçar dhe po e befason botë e futbollit, edhe tifozët kundërshtarë e duartrokiten paraqitjen e Yamal ndaj Villarreal

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Villarreali me rezultat 3-4, në javën e tretë të La Ligas.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme me Barcelonën që krijoi epërsi të dy golave fillimisht, por që vendasit shënuan tre të tjerë para se në 20 minutat e fundit katalunasit të shënonin dy gola ekspres për të marrë tre pikët, shkruan LIG Sport

Por padyshim që meritat më të mëdha për këtë fitore të katalunasve i ka super talenti Lamine Yamal i cili ka zënë tanimë vendin e titullarit.

16-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sfidë me një asistim në golin e parë të shënuar nga Gavi, por ishte vendimtar edhe në golin e katërt të realizuar nga Robert Lewandowski.

Lamine Yamal qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të, kur duke u larguar nga fusha mori edhe duartrokitjet nga tifozët vendas të Villarrealit.

Talenti i jashtëzakonshëm i dalë nga La Masia në fund u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes falë një paraqitje spektakolare.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME