Skuadra e Stuttgartit arriti një tjetër fitore në javën e shtatë të Bundesligas, pasi mposhti 3 me 1 ëolfsburgin në një ndeshje tejet interesante.
I gjithë fokuesi i këtij suksesi të Stuttgartit shkon te sulmuesi Serhou Guirassy, i cili është duke kaluar në formën më të mirë jetësore, shkruan LIG Sport
27-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka bërë një asist në këto shtatë paraqitjet e para në Bundesliga, duke lënë mbrapa edhe lojtarin e Bayern Munich, Harry Kane (8 gola).

Guirassy ka vlerë 14 milionë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt”, por ekipi Stuttgartit e bleu atë në afatin e transferimeve në verë të këtij viti për vetëm 9 milionë euro nga Stade Rennais i Francës.
Futbollisti nga Guinea e Afrikës më parë ka luajtur edhe me ekipiet si, Lille, Auxerre, Kkoln dhe Amiens.