VIDEO/ Alaves kalon në epërsi kundër Barcelonës në sekondën e 17 të ndeshjes

Barcelona dhe Alaves janë duke zhvilluar ndeshjen e cila po luhet në kuadër të javës së 13-të në kuadër të La Ligas.

Ende pa kaluar as një minutë që nga fillimi i takimit, mysafirët arritën të shënojnë në portën e Ter Stegen pas një topi të humbur në mesfushë nga blaugranasit.

Ishte Samuel Omordion ai i cili shënoi pas asistimit fantastik të Javi Lopez për t’i dhënë avantazhin e hershëm prej 1-0 Alavesit.

Kartoni i Omordion i përket Atletico Madridit dhe ai është duke u paraqitur për Alavesin në formë huazimi.

Ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të garave në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME