VIDEO/ Amir Rrahmani në stilin e një sulmuesi, shënon gol të bukur në Serie A

Napoli po luan në udhëtim te Sassuolo dhe e ka parë vetën herët në disavantazh.

Megjithatë ka qenë minuta e 29-të kur shifrat janë barazuar në 1-1 me autor të golit qendërmbrojtësi dardan Amir Rrahmani.

Mbrojtësi kosovar doli në sulm dhe pas një asistimi të bukur nga Anguisa realizoi për shifrat 1-1.

Vetëm pas tre minutave, Napoli kaloi në epërsi me golin e Victor Osimhen. /Gazeta Olle/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME