VIDEO/ Bellingham s’po ndalet. Shënon gol të bukur në ndeshjen kundër Osasuna

Real Madrid është kthyer në fushë pas fitores së rëndësishme të marrë në Champions League kundër Napoli-t.

Los Blancos presin në shtëpi Osasuna-n, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit spanjoll.

Objektivi i skuadrës së Ancelotti-t është të marrë tri pikët e radhës dhe të kthehet në krye të La Liga-s.

Përballë ka një Osasuna që kërkon t’i japë vazhdimësi fitores 2-0 të marrë në fushën e Alaves fundjavën e kaluar.

Madrilenët nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur golin e avantazhit pas vetëm nëntë minutash lojë.

Autori i golit ka qenë i përhershmi Jude Bellingham, i cili ka realizuar 7 gola deri tani në La Liga.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME