VIDEO/ Do ishte goli i karrierës, ‘befasia’ e Sylvinhos, Medon Berisha shkëlqen kundër Nice

Medon Berisha ishte befasia më e madhe e Silvinjos në Europianin e Gjermanisë.

Ky futbollist është aktualisht pjesë e Lecce, ndërsa po merr gjithmonë e më tepër besim në aktivizmin e tij në ekipin e Serisë A.

Në miqësoren e Lecce kundër Nice, të humbur në shifrat 2-3, Berisha u aktivizua menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.

Por në minutat e fundit, futbollisti shqiptar ka treguar gjithë klasin e tij duke iu afruar golit nga distance, megjithëse fati nuk ishte me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME