VIDEO/ E pranon topin si Messi, Edon Zhegrova shënon supergol në derbin e Ligue 1

Edon Zhegrova ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen mes Lille dhe Lens e vlefshme për javën e 27-të në Ligue 1.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi një gol tejet të bukur për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij në minutën e 10’të, shkruan LIG Sport

Zhegrova pranoi një top fantastik nga bashkëlojtari i tij, Nabil Bentaleb dhe realizoi një gol të bukur për rezultatin 1:0.

Në 39 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asiste.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME