VIDEO/ Ernest Muçi e bën “sefte” në Turqi, shikoni supergolin e shënuar për Besiktas

Ernest Muçi gjen golin e parë me Besiktas. Ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar golin e dytë për të tijët në ndeshjen që skuadra e tij Besiktas po fiton 0-2 përballë Istanbulspor në transfertë.

Në minutën e 54’ të sfidës, Muçi shënoi një supergol nga jashtë zone duke dyfishuar shifrat në “Necmi Kadolu Stadyumu”, duke i dhënë siguri Besiktasit të cilët po “luftojnë” për zonën europiane.

Kujtojmë që në këtë sfidë për Besiktasin është titullar edhe Milot Rashica, me dardanin që është bërë një dyshe e “frikshme” së bashku me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Ja pamje nga goli:

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME