VIDEO/ Futbollisti marokien mbrëmë realizoi me rovershatë, “çmendi” gjithë tifozët

Skuadra e Olympiacosit është kualifikuar në cerekfinale të UEFA Conference League, pasi mposhti me një spektakël të vërtetë Maccabi Tel Aviv (6-1).

Goli i katërt i shënuar nga skuadra greke ishte fantastik, realizator ishte futbollisti marokien, Ayoub El Kaabi, shkruan LIG Sport

30-vjeçari realizoi në stilin “rovershatë” një nga golat më të bukur të kësaj jave në garat e UEFA-s.

El Kaabi shënoi edhe një gol tjetër në këtë takim, por atë e realizoi me kokë, kurse skuadra e tij siguroi kualifikimin tutje në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të UEFA-s.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME