VIDEO/ Gol i bukur me të majtën, Vrioni tund rrjetën në SHBA

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, u rikthye te goli në SHBA. Futbollisti kuqezi, ishte protagonist për skuadrën e tij New England Revolution, në barazimin 1-1 ndaj Alajuelense.

Vrioni ishte pikërisht autori i golit për të tijët. Pas një topi të marrë nga Bajraktarevic, shqiptari e kontrolloi mjaft mirë dhe sapo u fut në zonë lëshoi një të majtë alla Jasir Asani, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Ekipi i shqiptarit 25-vjeçar kaloi më tej në CONCACAF, kompeticion i Amerikës Veriore dhe asaj Qëndrore, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 4-0 në favor të tyre.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME