VIDEO/ GOOOOL – Kristjan Asllani realizon super gol dhe i jep avantazhin Inter-it kundër Genoa

Skuadra e Interit ka kaluar në avantazh ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Golin e parë në këtë duel e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pas një asisti të bukur nga Alexis Sanchez, shkruan LIG Sport

Asllani ka shënuar golin e avantazhit pas gjysmë ore lojë dhe ky ishte goli i parë këtë sezon për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë me fanellën e Interit.

Rezultati aktual i takimit është 1-0.

Ja goli:

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME