VIDEO/ Jasir Asani shënon gol të mahnitshëm dhe kualifikon Gwangju në Championsin e Azisë

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejnë në AFC Champions League. “Mëngjarashi” i Kombëtares ka arritur të shënojë për Gwangju në sfidën ndaj Vissel Bobe.

Ish-i i Partizanit u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, duke mposhtur kështu portierin kundërshtar për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.

Një gol që ngriti peshë zemrat e tifozëve koreanë, të cilët shpresojnë deri në fund në kualifikimin në fazën e 1/4-ave të AFC Champions League. Kjo pasi sfida e parë mes dy ekipeve ka përfunduar 2-0 në favor të Vissel dhe tashmë goli i Asani çon në shtesë këtë përballje.

Në minutën e 118-të të takimit, Asani gjeti rrugën e rrjetës, teksa çon rezultatin 3-0. Një gol që ka vlerë kualifikimi në fazën e 1/4-ave të këtij turne, pasi Gënagju do të kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Kujtojmë se golin e parë personal dhe të dytin për skuadrën koreane, Asani e shënoi në minutën e 85-të. Për lojtarin e Kombëtares ky është goli i 12-të në 11 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 1 asist.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME