VIDEO/ Luis Suarez ende në formë, shënon hat-trick për 14 minuta dhe i jep fitoren e madhe ekipit të tij në derbi

Skuadra e Gremio ka shënuar një fitore të madhe në javën e 33-të në Serie A të Brazilit, pasi mposhti rivalin direkt për titull, Botafogo me rezultatin 3-4.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Barcelonës, Luis Suarez ishte njeriu i ndeshjes pasi arriti të shënonte një hat-trick të shpejtë, shkruan LIG Sport

Kur Suarez “dhezi”, skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 3-1.

Pastaj në minutat, 50’të, 54’të dhe 69’të – Suarez shënoi tre gola dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Me këtë fitore, Gremio barazon me pikë Botafogo dhe tani të dyja kanë nga 59 pikë.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME