Lionel Messi e ka zhvlerësuar yllin 130 milionë eurosh të Chelseat, Moises Caicedo, gjatë ndeshjes së Argjentinës me Ekuadorin.
Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Në një moment, Messi trullosi mesfushorin e ri të Chelseat, Moises Caicedo, i cili u ble për hiç më pak se 130 milionë euro nga Brightoni.
Rrjetet sociale janë çmendur tashmë me komentuesit që thonë se Messi e ka ‘zhvlerësuar’ yllin e Chelseat.