VIDEO/ Shikoni eurogolin e Hakimit nga faulli në ndeshjen kundër Egjiptit

Maroku ka fituar medaljen e bronztë në futbollin e meshkujve pasi i ka dhënë rivalëve afrikanë Egjiptin një humbje të thellë 6-0 në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Pasi kryesoi 2-0 në pjesën e parë, Maroku shtoi edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë për të ikur me një fitore 6-0.

Fillimisht, Maroku kaloi në epërsi me golin e Ezzalzoulit që shënoi në minutën e 23-të.

Tre minuta më vonë, Rahimi realizoi për 2-0, ndërsa Ezzalzouli ishte në rolin e asistuesit.

Në pjesën e dytë, Rahimi realizoi golin e dytë personal dh të tretin për Marokun në minutën e 64-të.

Për 5-0 u përkujdes Nakach, duke bërë me dije se medalja e bronztë do të shkonte për Marokun.

Por, fitoren e marokenëve e vulosi Achraf Hakimi, që realizoi nga mbi 30 metra nga gjuajtja e lirë për 6-0, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë në histori në futboll.

Ja pamjet nga goli i shënuar: /Telegrafi/

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME