Në xhiron e pestë të futbollit rus, Rubin Kazan ishte mysafire e Akron Togilatti.
Fillimisht vendasit shënuan në minutën e nëntë, duke kaluar në epërsi me golin e Palienkos, shkruan Gazeta OLLE.
Rubini arriti të barazonte shifrat në minutën e 55-të me autogolin e Savichev, gol i cili erdhi pas goditjes nga Daku.
Përmbysja e madhe ndodhi në minutën e 90-të, ku Mirlind Daku arriti të shënonte golin e fitores për skuadrën e tij.
Rubin pozicionohet në vendin e tetë me shtatë pikë të grumbulluara, pas pesë javësh.