Myrto Uzuni, konfirmon formën e mirë që po kalon në La Liga, me fanellën e Granada-s, teksa realizoi dopietë në pjesën e parë.
Sulmuesi i Kombëtares, shënoi golin e avantazhit, ndaj Real Sociedad.
Uzuni realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin.
Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”. Golin e dytë, beratasi e shënoi me kokë në fund të pjesës së parë, për rezultatin 2-1.
VIDEO E GOLIT TË PARË: (KLIKO KËTU)
SHIKONI GOLIN E DYTË: (KLIKO KËTU)