VIDEO/ Xherdan Shaqiri bën gol dhe dhuron super asist në fitoren e Chicago Fire

Skuadra e Chicago Fire ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Houston Dynamo në javën e shtatë të MLS-së.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, shkruan LIG Sport

Shaqiri realizoi golin e parë në këtë takim në minutën e 10’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur skuadrat ishin duke barazuar me rezultatin 1;1, Xherdan Shaqiri dhuroi një asist fantastik te bashkëlojtari i tij, Gutierrez – i cili realzoi gol tejet të bukur për t’ia sigurar tri pikë skuadrës së tij.

Xherdan Shaqiri, lojtari shqiptar këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist me fanellën e Chicago Fire.

Popular Doctors

TË FUNDIT

TË NGJASHME