Drejtuesit e Al-Hilal ka vendosur t’u japë bonuse të konsiderueshme financiare lojtarëve të ekipit të parë pas arritjes së jashtëzakonshme pas eliminimit të Citytt në Kupën e Botës për Klube FIFA.
Sipas gazetës “Al-Riyadiyah”, secili lojtar do të marrë një bonus financiar prej 452 mijë euro, në njohje të performancës së tyre të jashtëzakonshme në ndeshjen emocionuese kundër kampionëve anglezë.
Al-Hilal arriti të kapërcejë sfidën e Manchester City me rezultatin 4-3, në një nga ndeshjet më emocionuese të turneut, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Ky hap nga menaxhmenti i Al-Hilal vjen si një vlerësim për shpirtin luftarak të ekipit dhe fitoren historike që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të futbollit në të gjithë botën.
/GazetaBlic Sport